
Kompania ndërkombëtare “Gulf” ka dalë me deklaratë lidhur me dështimin e karburanteve në Shqipëri. “Gulf Oil International Group” thotë se ka përfunduar kontratën me "Sun Petroleum Albania " me arsyetimin se "Sun Petroleum Albania" nuk kishte paguar taksat e licencës në përputhje me kontratën. Zv/presidenti Frank Rutten, thotë se 'Gulf' licencon shumë kompani të pavarura në të gjithë botën për të operuar rrjetet kombëtare të stacioneve të shërbimit të Gulf”, ndërsa deklaron se bën çdo përpjekje për të siguruar që asnjë licencë të mos i jepet asnjë pale, pa u kryer një hetim i plotë.
Rutten thotë se është vënë në dijeni që kompania e Shqipërisë ka shitur një numër të konsiderueshëm kuponash të parapaguar për karburant, të cilin furnitorët nuk e kanë marrë mbrapsht, por ky veprim në asnjë mënyrë nuk ishte miratuar paraprakisht nga ‘Gulf Oil International’. Më tej nënvizohet se po zhvillohen hetime në Shqipëri dhe gjendja ende nuk është 100% e qartë dhe për pasojë “Gulf Oil International” nuk mund të bëjë asnjë koment tjetër, megjithatë shtohet se do të bëhet çdo përpjekje për të ndihmuar në mbrojtjen e markës së “Gulf”.
Tatimet, policia dhe prokuroria janë vënë në ndjekje të të gjitha aseteve të Gulf, prona dhe llogari bankare. Përveç kërkimit policor për menaxherët e Gulf, autoritetet po analizojnë të gjithë dokumentacionin për të zbardhur skemën e shitjes së tollonave të naftës dhe benzinës me të cilën u nxitën me qindra biznese dhe qytetarë të ndryshëm. Vlera në total e tyre wshtw afërsisht 5 milionë euro, e ndarë mes borxhit ndaj privatëve dhe shtetit.



