Zjarret në Maqedoni/ Qeveria shpall gjendje të jashtëzakonshme

Zjarret në Maqedoni/ Qeveria shpall gjendje të jashtëzakonshme

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret në vend.

 Ekzekutivi ka marrë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për 30 ditë, në të gjithë territorin e vendit. Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.

Me shpalljen e gjendjes së krizës, Ligji i mundëson Qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit, ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare.

Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza është urdhëruar të fillojë menjëherë përgatitjet e planit aksionar për parandalimin dhe menaxhimin me zjarret.

Ndryshe, pas përhapjes së zjarreve, Sllovenia, Serbia dhe Bullgaria e kanë ndihmuar Maqedoninë për menaxhimin e situatës me zjarret në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy