Një banesë e braktisur është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë Kishës Shën Luçia, në qendër të Durrësit.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë vetëm objektin e braktisur.
Banesat pranë nuk janë rrezikuar, pavarësisht afërsisë me vatrën e zjarrit.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.



