
Një person është vrarë pak pas mesnatës së kaluar në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, teksa viktimë ka mbetur 25-vjeçari Emiljano Ndou, banues në Bleran Bardhaj.
Brenda pak minutash policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar me viktimën, teksa ka sekuestruar dhe armën e krimit, tip kallashnikov.
Nuk dihen ende motivet e krimit, ndërsa sipas policicë bëhet fjalë për një ngjarje për motive të dobëta.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, bëri të ditur Policia e Shkodrës.



