
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm David Qosen, vrasësin e efektivit të FNSH Shkodër, Ardian Kodra.
Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi Kodra, nga Shkodra, babai i dy fëmijëve, ndodhi në shtator të vitit të kaluar në vitin 2016.
Pasi Qosja iu nënshtrua ekspertizës, u vërtetua se ai nuk vuante nga problemet mendore.
David Qosja terrorizoi banorët e fshatit Torovicë dhe për 5 orë qëlloi me breshëri automatiku mbi policinë duke lënë të vdekur policin.
Qosja qëlloi me kallashnikov drejt 50-vjeçarit Kodra, i cili mori plagë të rënda duke i shkaktuar vdekjen.




