Shkelën masat anti-Covid, procedohen penalisht pronari dhe menaxheri i një lokali në Shkodër

Shkelën masat anti-Covid, procedohen penalisht pronari dhe menaxheri i një lokali në Shkodër

Një pronar dhe menaxheri i një lokali në Shkodër janë proceduar penalisht pasi u kapën duke ushtruar muzikë pas orarit të përcaktuar të masave anti-Covid.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 25-vjeçari E.J, pronar i lokalit është gjobitur me 1.000.000 lekë për shkeljen, ndërsa gjithashtu janë sekuestruar 8 pajisje muzikore.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit: V. M., 34 vjeç, banues në Gomsiqe e Re, Velipojë, pronari i subjektit në Velipojë dhe E. J., 25 vjeç, banues në Shkodër, menaxher i subjektit, pasi janë konstatuar duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të lejuar.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë për pronarin e këtij subjekti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 pajisje muzikore që u gjetën në ambientet e këtij subjekti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy