
Siguria në punë në sektorin e ndërtimit vijon të mbetet problem në Shqipëri.
Rasteve të vdekjes së punëtorëve u shtohet ai i ndodhur dje në rrugën “3 Dëshmorët”, në kryeqytet.
Sipas policisë, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia ka arrestuar inxhinierin e firmës ndërtuese, R.P., për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, si dhe ka proceduar penalisht E. K., administratori i firmës nënkontraktore.



