Krujë/ Organizoi festë në lokal në kohë pandemie, arrestohet pronari

Krujë/ Organizoi festë në lokal në kohë pandemie, arrestohet pronari

Policia e Krujës ka arrestuar një 46-vjeçar, nën akuzën se ka organizuar më shumë se një herë një festë familjare në kundërshtim në Aktin Normativ.

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se pronari i lokalit u arrestua në flagrancë, i cili pasi ishte proceduar penalisht 2 herë dhe ishte ndëshkuar disa herë me masë administrative, u konstatua sërish duke organizuar një festë familjare (fejesë) në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sipas policisë, lokali ka qenë në pronësi të shtetasit me iniciale XH. B., 46 vjeç. Ndërsa është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.

“Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, është ndëshkuar disa herë me masa administrative, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë’, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore ose festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ”, njoftoi policia.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N. H., 20 vjeç (DJ), si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale instrumentet muzikore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy