Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, po tentonte të merrte me forcë një vajzë të mitur.
Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.



