
Trupi i një 46-vjecari është gjetur i dekompozuar në qytetin e Pogradecit, 4 muaj pasi familjarët kishin deklaruar se ishte larguar nga banesa.
Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç.
Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



