Ndihmuan 4 persona të kalonin ilegalisht drejt Greqisë, 3 të arrestuar në Korçë

Ndihmuan 4 persona të kalonin ilegalisht drejt Greqisë, 3 të arrestuar në Korçë

Vihen në pranga 3 persona në Korçë pasi akuzohen se ndihmuan 4 shtetas shqiptarë, për të kaluar ilegalisht drejt Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve A. R., 49 vjeç, banues në Pogradec, E. Sh., 21 vjeç dhe J. B., 35 vjeç, banues në Devoll.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa shtetas do të ndihmonin persona të tjerë, kundrejt shpërblimit, për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë, duke përdorur kufirin e gjelbër, në zonën e Trestenikut, Devoll, organizuan shërbimet dhe lokalizuan në qytetin e Bilishtit, tre shtetasit e lartpërmendur, të cilëve iu kanë bërë me shenjë që të ndalonin.

Ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por janë kapur dhe neutralizuar.

Nga verifikimet dhe hetimet e kryera rezultoi se tre shtetasit e arrestuar kishin ndihmuar 4 shtetas shqiptarë, kundrejt shpërblimit 2500 euro, që të kalonin ilegalisht drejt Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Pas shkëmbimit të informacionit me homologët grekë, 4 shtetasit shqiptarë janë kapur nga autoritetet policore greke. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy