Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga i riu në Korçë

Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga i riu në Korçë

Vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, kapën dhe ndaluan njërin nga dy shtetasit e shpallur në kërkim gjatë operacionit, konkretisht Kristi Pina, 24 vjeç, banues në Ersekë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit Kristi Pina dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy