Bulqizë, 50-vjeçarja humb jetën në minierë, mblidhte krom

Bulqizë, 50-vjeçarja humb jetën në minierë, mblidhte krom

Galeritë e minierës së Bulqizës vazhdojnë që të marrin jetë njerëzish. 

Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën një gruaje, e cila ka mbetur e vdekur në minierë mesditën e sotme në zonën D. Sipas policisë, viktima është identifikuar dhe është 50-vjeçarja Shpresa Rami. 

"Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit) në zonën D,  të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën", thotë policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy