Përplasi 3-vjeçarin, arrestohet i riu që lëvizte pa patentë

Përplasi 3-vjeçarin, arrestohet i riu që lëvizte pa patentë

Një fëmijë i mitur 3 vjeç është përplasur nga një automjet mbrëmjen e djeshme në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shoferi E. D., 19 vjeç. Ndërkohë i mituri ndodhet në spital nën  kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç banues në Kryekuq, Divjakë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kryekuq, duke drejtuar motoçikletën tip “Lifan” pa leje drejtimi, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy