
Vala e protestave studentore dhe qytetare është shtrirë gjatë ditës së sotme edhe në qytetin e Elbasanit, duke shënuar pika të reja grumbullimi në rrethe.
Pavarësisht numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, marshimi ka nisur menjëherë me tensione dhe akte dëmtimi. Shënjestër e protestuesve ka qenë sërish shkolla “Kostandin Kristoforidhi”.
Gjatë kalimit pranë institucionit arsimor, një grup të rinjsh kanë sulmuar dhe dëmtuar për herë të dytë derën kryesore të shkollës, duke përsëritur skenat e dëmtimeve të pronës publike që janë parë edhe në qytete të tjera.
Forcat e rendit janë pozicionuar përgjatë aksit të marshimit për të monitoruar lëvizjen e protestuesve.



