Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Drizë të Fierit, në vendin e njohur si Qafa e Koshovicës.
Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, flakët janë vënë nën kontroll dhe janë shuar në kohë, duke shmangur djegien e plotë të objektit dhe përhapjen e zjarrit.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar vetëm një pjesë e fasadës së godinës dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
