Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 8-vjeçarja që ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në Lezhë.
Megjithë përkujdesin e mjekëve e mitura nuk mundi të mbijetoj për shkak të plagëve të marra.
Policia njoftoi se më datë 29.03.2017, ora 12: 50, në lagjen “Beslidhja" në Lezhë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i VI-të i pallatit në banesën ku banonte shtetasja K.P. 8 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake 8-vjeçarja ishte duke luajtur në ballkonin e shtëpisë kur është rrëzuar.
Nga goditja e mitura ka marrë dëmtime në kokë dhe kanë qenë banorët e zonës që i kanë arrdhur menjëherë në ndihmë.
Ndërkohë që shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



