
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka dhënë këtë të mërkurë pretencën për 8 nga të pandehurit e operacionit “Shpirti”.
MCN TV mëson se SPAK ka kërkuar për Ilirjan Duçellarin 20 vite burg, për Mariglen Duçellarin 18 vite burg, për Aurel Kalarin 15 vite burg, për Kleo Piro Bregu 15 vite burg, për Organ Duçellarin 15 vite burg, për Julian Bejdollarin 15 vite burg, për Rexhino Muçajn 15 vite burg dhe për Alban Koshin 15 vite burg,
Kujtojmë që arrestimi i këtyre shtetasve erdhi pas finalizimit të një hetimi italo-shqiptar që nisi në maj të 2019-ës dhe zgjati deri në janar 2021, ku u zbulua se si trafikoheshin tonelata kanabis nga vendi ynë në anën tjetër të Adriatikut. Operacioni u shtri në katër vende duke u finalizuar me 28 të arrestuar. Arrestimet u kryen në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë.



