Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një motor ka dalë nga rruga, duke bërë që drejtuesi i tij të pësojë dëmtime të shumta.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Pogradecit, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij.
Ndërkohë nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



