Shkrirja e Komisariatit të Sarandës/ Bregu: Grupet kriminale nga Kamza, Kukësi dhe Tropoja kanë në fokus këtë qytet

Shkrirja e Komisariatit të Sarandës/ Bregu: Grupet kriminale nga Kamza, Kukësi dhe Tropoja kanë në fokus këtë qytet

 

Komisariati i Sarandës u shkri pothuajse i gjithi për shkak të dyshimeve për favorizime në ndërtimet pa leje, ndërsa drejtues të komisariatit janë nën hetim për marrje ryshfeti dhe lejim të ndërtimeve të paligjshme.

 

Gazetari Sokol Bregu deklaroi në emisionin “MCN Live” se Saranda është kthyer në fokus të grupeve kriminale nga Kamza, Kukësi dhe Tropoja, për shkak të interesit për resorte turistike dhe toka të lira në vijën bregdetare.

 

Nuk janë më vetëm drejtues të korruptuar të policisë. Tani po pastrohen, sepse gjithçka herët a vonë del në dritë.

Saranda, çuditërisht, është kthyer në qytetin më të kriminalizuar në vend. 

 

Raportet e nxjerrin si qarkun me kriminalitetin më të lartë në raport me popullsinë. Vrasjet më të rënda, rrëmbimet dhe zhdukjet po ndodhin në Sarandë.

 

Plazhi në Sarandë është ndër të vetmet zona që ka mbetur pa u ‘pushtuar’, ndaj është kthyer në fokus për grupet që nuk kanë dalje në det. 

Atje ka kriminalitet, por jo grupe të mëdha kriminale vendase; grupet janë kryesisht lokaliste dhe të vogla.

 

Edhe pse është një nga të paktat zona me prokurori, ajo duhej të ishte shumë më e fortë. 

 

Grupet nga Kamza, Kukësi dhe Tropoja kërkojnë të rrisin hierarkinë dhe ndikimin e tyre, ndërsa për këtë u duhen resorte dhe prona në bregdet. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy