
SPAK ka publikuar një bilanc të rëndësishëm për grupin kriminal të drejtuar nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, pas sekuestrimit të 10 milionë dollarëve në kriptovaluta nga portofoli dixhital i këtij grupi.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka theksuar rëndësinë e këtij operacioni.
Sipas saj, goditja e anës financiare të grupeve kriminale është kyçe për të goditur strukturat e tilla në thelb.
Ata kanë investuar jo vetëm në kriptovaluta, por kanë investuar edhe në ndërtim, në lingota ari, hotele.
Pra duke qenë se kanë këtë lloj game, ata janë përpjekur të fshehin sa më shumë pasuri me qellim që të kenë likuidit ose para kesh ne dorë.
Ndaj e konsideroj si operacion shumë të rëndësishme të SPAK se ai i përket goditej së aseteve kriminale.
Një organizatë kriminale konsiderohet e goditur jo vetëm të shpallesh në kërkim ose të arrestohesh, por edhe të godasësh anën financiare sepse vetëm duke goditur anën financiar e ke dobësuar forcën e një organizate kriminale.



