
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. I arrestuari është një 19-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku 19-vjeçari tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij duke e goditur me thikë pas një sherri për motive banale.
Nga goditjet me thikë, i riu pësoi dy plagë, një në bark dhe një në këmbë. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku dhe mori mjekimin shëndetësor.



