Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, dyshohet për 3 të plagosur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, dyshohet për 3 të plagosur (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina.

Si pasojë e përplasjes dyshohet të jenë plagosur katër persona, gjendja e të cilëve mësohet se është e rënduar. Një prej tyre janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse, për të bërë të mundur nxjerrjen nga makina të tre të plagosurve të tjerë që kanë mbetur të bllokuar në makinë.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar. 

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve. 

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy