Një efektiv i komisariatit numër 5 në Kamëz është pezulluar nga detyra, pas ndalimit të tij nga policia e Kosovës në pikën kufitare të Merdarit. Në makinën me të cilën po udhëtonte Aruel Kaziu dhe dy persona të tjerë nga Kosova, u gjetën 1 milion euro të padeklaruara. Ka dyshime se Kaziu është pjesë e një grupi që merret me pastrimin e parave.



