7 të vdekur dhe 125 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

7 të vdekur dhe 125 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1019 teste, me ç’rast janë regjistruar 125 raste të reja me Kovid-19 dhe atë në: Shkup-89, Kumanovë-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-11, Strugë-3, Veles-1, Ohër-8, Gostivar-1, Strumicë-2, Kërçovë-1 dhe Resnjë-1.

7 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 janë shëruar. Sot për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve është më i lartë se numri i të shëruarve.

Mosha e viktimave lëviz nga 46 deri 87 vjeç. Viktimat janë 3 nga Shkupi, 2 nga Struga, 1 nga Tetova dhe 1 nga Shtipi. Një prej pacientëve ka ndërruar jetë duke u transportuar me ambulancë, ndërsa 4 të tjerë ishin pranuar në spital 2 deri 3 ditë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy