U kap me pistoleta, municion dhe drogë, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

U kap me pistoleta, municion dhe drogë, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

Një 29-vjeçar u arrestua nga policia në Tropojë pasi u kap me pistoleta, municion dhe drogë.

Bëhet fjalë për një shtetas me inicialet Rr. M. me banim në fshatin Bujan. 

NJOFTIMI 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policor i koduar "Dubrava".  Iu gjetën në automjet dhe në banesë, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohen pistoleta, municioni, droga dhe automjeti i 29-vjeçarit. Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Dubrava", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Rr. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bujan. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Dubrava”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin Rr. M., në të cilin gjetën 1 armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.  Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak. Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja  pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".     
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy