Në një lokal në qytetin e Korçës, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës. Autori është një 17-vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 37-vjeçar.
Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me thikë shtetasin Benard Qelemeni, rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.
Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, dyshohet se i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre. I plagosuri ka qenë ai që ka goditur 17-vjeçarin i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut.



