Makina përplas biçikletën në Elbasan, plagoset një person

Makina përplas biçikletën në Elbasan, plagoset një person

Një automjet është përplasur me një biçikletë në afërsi të fshatit Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh në Elbasan.

Burime jo zyrtare sipas korrespondentes së MCN nga Elbasani, bëjnë me dije se drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur.

Automjeti  dyshohet se e ka goditur me forcë nga pas biçikletën dhe drejtuesi i saj ka rënë mbi asfalt, duke pësuar dëmtime.

Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy