Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë natës duke zbardhur e hëna në godinën e Top Channel, ku si pasojë e të shtënave humbi jetën roja e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.
Në reagimin e tij ministri thotë se dënon sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel.
Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët.
Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me Top Channel.



