Rreth orës 17:10, shtetasi Kostika Ruko, 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet të jetë plagosur me thikë nga dy shtetas ende të paidentifikuar.
I plagosuri është sulmuar pranë Liceut, në lagjen nr. 2 të qytetit. Sipas deklaratës paraprake, 29-vjeçari ka pohuar se personat që e sulmuan ishin të veshur me kapuç dhe nuk ka mundur t’i identifikojë dot.
Aktualisht, i plagosuri ndodhet në repartin e Reanimacionit në Spitalin e Korçës, me dëmtime nga thika në bark dhe në krah.
Në momentin e mbërritjes në spital, ai ka qenë i vetëdijshëm. Sipas informacioneve, grupi hetimor po mbledh pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, pasi ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, pranë Liceut në Korçë, një zonë që frekuentohet shpesh, sidomos në orarin kur ndodhi incidenti.



