1000-2500 euro për të kaluar drejt vendeve europiane/ Arrestohen pesë persona në Durrës (VIDEO)

1000-2500 euro për të kaluar drejt vendeve europiane/ Arrestohen pesë persona në Durrës (VIDEO)

Pesë persona kanë rënë në pranga, ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se ndihmonin persona që u ndalohet të shkelin në vendet e Bashkimit Europian, që të kalonin kufirin.

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, pas finalizimit të operacionit “Danubi”, në pranga u vunë personat me inicialet: M. Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Këta të pestë, në bashkëpunim me tetë të tjerët që janë shpallur në kërim, në këmbim të 1000 deri në 2500 euro, ndihmonin njerëzit të kalonin kufirin. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.

Njoftimi i policisë 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Danubi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor. Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e tyre. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 pasaporta dhe një sasi e konsiderueshme në lekë dhe euro. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e DVP Durrës për goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi disamujor, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Danubi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

M. Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh. Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera të tyre. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy