
Një aksident ka ndodhur në Devoll, ku makina ka përplasur motorin, duke lënë të dëmtuar drejtuesin e motomjetit.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Bilishtit, pak minuta më parë.
Nga aksidenti, drejtuesi i motorit u dërgua në spitalin e Bilishtit, ndërsa mësohet se tani do të transportohet drejt Korçës për mjekim.
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.



