
Një tjetër tentimvrasje ndodhi pasditen e sotme në Korçë.

Në fshatin Kuç i Zi, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet.
62 vjeçarja është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku pak minuta më parë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një ngjarje e njëjtë është regjistruar para pak orësh në lagjen 18 të qytetit të Korçës, aty ku një 49 vjeçare lyeu veten me benzinë duke i vënë flakën dhe u hedhur nga kati i 4 i apartamentit, e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.



