Kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë, më 20 shkurt seanca për Alda Klosin

Kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë, më 20 shkurt seanca për Alda Klosin

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave, Alda Klosi, do të dalë në sallën e gjyqit për vlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ më 20 shkurt.

Seanca do të mbahet në orën 10:20 në Gjykatën e Apelit.

Klosi ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë, me argumentin se ka dy fëmijë të mitur.

Ajo akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë para oficerit gjyqësor dhe fshehje pasurie.

Në dhjetor të vitit të kaluar ishte denoncimi i Klosit ai që dërgoi në pranga pastruesen Rozeta Dobi dhe të birin, Havier.

Alda Klosi kallëzoi në polici humbjen e një shume prej 120 mijë eurosh, në shtëpinë e saj në Rrugën e Kosovarëve.

Klosi, e cila ka mbajtur detyrën e shefes së kabinetit gjatë kohës kur Ministrinë e Ekonomisë e drejtonte Arben Ahmetaj, deklaroi se paratë e humbura ishin mbledhur nga familjarët për kurimin e xhaxhait, i cili pak ditë më pas ndërroi jetë.

Pas kontrolleve që policia ushtroi në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi, aty u gjetën edhe rreth 400 mijë euro të tjera, një shumë të cilës nuk i ka dalë ende pronari.

Rozeta dhe Havier Dobi vijojnë të mbeten në burg, pasi Apeli la në fuqi masën e sigurisë që kishte dhënë shkalla e parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy