Rezulton i rremë  alarmi për bombë në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit

Rezulton i rremë alarmi për bombë në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit

Një alarm për bombë në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit paraditen e sotme ka rezultuar i rremë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës në një sqarim publik për mediat dhe qytetarët ka bërë me dije se një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe pas kontrolleve është verifikuar që në  valixhe kishte veshmbathje dhe sende të tjera personale.

Njoftimi: Sqarim i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një alarm për bombë në portin e Durrësit, ju bëjmë me dije se:

Në Portin e Durrësit nuk ka alarm për bombë.

Mbrëmjen e djeshme, një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe ka vijuar udhëtimin drejt Italisë. Policia, sapo ka konstatuar valixhet, ka kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte veshmbathje, ushqime dhe sende të tjera personale të qytetarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy