Një vajzë 19-vjeccare e dënuar me 10 vjet burg në Gjermani, për trafik droge, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe.
E reja kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.



