
Një person është vënë nën hetim në Dibër, për shkak se mbante armë pa leje në banesë.
Në vijim të kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo të atyre që mbajnë armë zjarri, kontrolle të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.L., 29 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr.
Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke, që ky shtetas e mbante pa leje.



