58 kg drogë, arrestohen 4 persona

58 kg drogë, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Shtoj i Ri”.

Arrestimi i këtyre personave u krye nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen duke përfituar edhe nga situata.

Burime nga policia thanë se bazuar në informacionet e marra më parë për një mjet që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të Koplikut, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, efektivët e policisë ndaluan mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit tip Benz, shtetasit H.A., dhe pasagjerit D.B., dokumentet e indentifikimit dhe autorizimin për lëvizje.

Mësohet se në atë moment, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të policisë edhe një kartëmonedhe dymijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin në ambinentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, e të dy personave, të cilët kanë tentuar të largohen, por janë prangosur nga shërbimet e Policisë”, citohet nga deklarata.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg.

Në deklaratën e policisë, bëhet me dije se në vijim të veprimeve nga shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në fshatin Golem janë kapur dhe shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj.

Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,

R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe

A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg cannabis sativa, dy automjete dhe 4 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy