Greqi / Zbulohet çifti bullgar nga qeni i antidrogës,  kapen me 24,5 kg heroinë

Greqi / Zbulohet çifti bullgar nga qeni i antidrogës, kapen me 24,5 kg heroinë

Trafikimi i sasive të mëdha të drogës nëpërmjet Greqisë, nuk është një çështje ekskluzivisht shqiptare, siç pretendohet thuajse vazhdimisht.

Kjo dëshmohet edhe nga arrestiumi më i fundit, në portin e Igumenicës.

Një çifti shtetasish bullgarë janë arrestuar, pasi tentuan të hipnin në traget me kamperin e tyre të mbushur me drogë.

Sjellja e çiftit, dhe sidomos e gruas 48 vjeçare, zgjuan dyshimet e policisë. Kamperi u kalua për skanim dhe me ndihmën e qenit të zbulimit të drogës, u gjetën 24,5 kg heroinë.

Në një vend të posaçëm posht krevatit, ndodheshin dy arka prej druri të mbyllura hermetikisht. Brenda tyre u gjetën 48 qese plastike, ku ishte ambalazhuar e gjithës sasia e drogës.

Drejtuesi i mjetit, një 57 vjeçar dhe shoqëruesja e tij u arrestuan në vend,m ndërsa kamperi dhe sasia e drogës u sekuestruan.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy