
Një aksident me pasojë dy persona të plagosur rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Belsh.
Burime për MCN bëjnë me dije se makina ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Të plagosurit që udhëtonin me makinë pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Belshit, janë nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Elbasanit.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.



