Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë. Mësohet se zjarri po ndihmohet nga era dhe është përhapur me shpejtësi të madhe. Sipas korrespodentit të MCN tv në Vlorë, kjo nuk është hera e parë për këtë vit merr flakë fusha e grumbullimit të mbeturinave në lagjen 24 maji në Vlorë. Zjarrvënia nga policia e Vlorës dyshohet të jetë edhe këtë radhë e qëllimshme e vendosur nga persona të paidentifikuar. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse teksa situata si rrjedhojë e erës ka avancuar edhe me tepër. Po digjen mbetje të ndryshme të qytetit të grumbulluara aty.



