Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, dyshohet 1 i vdekur e 4 të plagosur

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, dyshohet 1 i vdekur e 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit, dyshohet me pasoja të rënda. Sipas informacineve paraprake, mësohet se ka humbur jetën një person e janë plagosur 4 të tjerë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Kukësit për të marrë kujdes shëndetësor.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë në brendësi të tunelit, ku automjetet udhëtonin për në Tiranë. Policia, urgjenca dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje ndërsa rrethanat nuk dihen ende.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy