
25 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë
Kjo ministri ka njoftuar se këto raste janë konfirmuar pas testimit të 1801 mostrave të dyshuara për SarsCov2.
Raste të vdekjeve s’janë regjistruar, derisa janë shëruar nëntë pacientë.
Aktualisht, janë 445 raste aktive me Covid-19 në Kosovë.



