
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në Berat ku një fëmijë i mituir ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, ku shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



