Operacioni anti-drogë në Elbasan, dalin sot para gjykatës 45 të arrestuarit

Operacioni anti-drogë në Elbasan, dalin sot para gjykatës 45 të arrestuarit

45 të arrestuarit nga operacioni anti-drogë “Rrjeti” 3 ditë më parë do të dalin sot para Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 45 të arrestuarit dhe burime bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar 37 masa arresti me burg, 5 arrest shtëpie dhe 3 persona detyrim paraqitje. 7 persona janë shpallur në kërkim. Kujtojmë se nga ky megaoperacion u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Në pranga kanë rënë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Gjykata është blinduar nga forca të shumta sigurie, ndërkohë që të pranishëm jashtë institucionit janë dhe familjarë të të arrestuarve që priten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy