Turistja ndjehet keq gjatë udhëtimit, krocera e nisur nga Mali i Zi drejt Korfuzit devijon lundrimin

Turistja ndjehet keq gjatë udhëtimit, krocera e nisur nga Mali i Zi drejt Korfuzit devijon lundrimin

Një kroçerë me rreth 2000 turistë, e nisur nga Mali i Zi në drejtim të Korfuzit, ka devijuar lundrimin e saj për shkak të një problemi shëndetësor që ka patur një prej turistëve në bord. Sipas të dhënave, turistja 57-vjeçare ka pësuar fraktura në kokë, brenda anijes turistike gjatë lundrimit. Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Kapiteneria e Portit të Durrësit janë angazhuar për të dhënë asistencën me qëllim afrimin e kroçierës në radën e Portit të Durrësit. Ndërkohë, turistja e lënduar është dërguar për mjekim të specializuar në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit. Sinjali është lëshuar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në drejtim të autoriteteve tona detare. Bëhet fjalë për anijen turistike "Marella Explorer 2" që po lundronte drejt Korfuzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy