Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës mbetet aktiv, ndërhyrje e vështirë për shkak të minave në zonën kufitare

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës mbetet aktiv, ndërhyrje e vështirë për shkak të minave në zonën kufitare

Zjarri që shpërtheu më 11 Gusht në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjës, në territorin e bashkisë Kolonjë, mbetet ende aktiv, edhe pse gjatë natës nuk ka pësuar përhapje të mëtejshme. 

Megjithatë siç raporton korrespodent e MCN nga Korça, rreziku për përhapje të mëtejshme është i pranishëm, pasi era favorizon vazhdimin e flakëve.

Në terren janë angazhuar rreth 40 forca zjarrfikëse dhe ushtarake, të cilët po punojnë për të mbajtur zjarri nën kontroll dhe për të parandaluar depërtimin e tij në kurorën e zonës së mbrojtur të parkut.

 Shërbimi i Bashkisë Kolonjë ka nisur operacionin e hapjes së rrugëve për të mundësuar qasjen e mjeteve zjarrfikëse, por prania e minave në këtë zonë kufitare po e bën situatën shumë të rrezikshme.

Shpërthimet e herëpashershme nga minat kanë kufizuar mundësinë e ndërhyrjes afër perimetrit të zjarrit, duke shtuar rrezikun për ekipet që janë në terren.

 Një grup xhenjos i dërguar nga Tirana është mbërritur mbrëmë dhe ka nisur operacionet për demontimin e minave të konstatuara në këtë territor.

Autoritetet shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për të koordinuar veprimet dhe për të minimizuar rrezikun e mëtejshëm në këtë zonë të ndjeshme natyrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy