Greqi, zhduket biznesmeni shqiptar (Emri)

Greqi, zhduket biznesmeni shqiptar (Emri)

Një biznesmen 46-vjeçar me origjinë shqiptare, Dzani Topalli, është denoncuar i zhdukur në Rodos të Greqisë. Sipas mediave greke, shtetasi shqiptar ka humbur kontaktet që prej mbrëmjes të së dielës.

Pas kontrolleve të kryera, efektivët e policisë kanë gjetur në Kalythies automjetin e biznesmenit Topalli, me xhamat hapur dhe pa çelësa.

Një dëshmitar vuri re automjetin mëngjesin e të hënës dhe njoftoi policinë ndërkohë që celulari i tij rezulton i fikur prej ditësh.

Dyshohet se biznesmeni shqiptar kishte dhënë shumë borxhe dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet tek palët e tjera, ndërsa një ditë pasi humbi gjurmët ai do të kishte një takim me një pronar hoteli i cili duhet t’i paguante 30 mijë euro për punën që kishte bërë.

Natën e zhdukjes dyshohet se ai ka pasur takim me një tjetër biznesmen me të cilin kishte rënë dakord për të marrë një pjesë të parave që ai i kishte borxh. Ky i fundit ka deklaruar në polici se në momentin e fundit takimi i tyre ishte anuluar.

Policia ka kontrolluar të gjitha pikat e daljes nga ishulli Rodos për të rënë në gjurmët e biznesmenit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy