
Kontrollet e shërbimeve të Policisë Kufitare në Rinas kanë çuar në goditjen e një rasti të ri të mosdeklarimit të shumave të mëdha të parave, në kuadër të parandalimit dhe luftimit të krimeve ndërkufitare.
Një shtetas izraelit, 45-vjeç, u procedua penalisht pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me 194.000 euro të padeklaruara.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë në PIK, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën shumën e madhe të parave që ai po përpiqej ta transportonte jashtë vendit pa e deklaruar, në kundërshtim me ligjin.
Materialet hetimore për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



