Kishte mbjellë kanabis pranë shtëpisë, arrestohet një person në Krujë

Kishte mbjellë kanabis pranë shtëpisë, arrestohet një person në Krujë

Një person është vënë në prangat e policisë së Krujës pasi kishte kultivuar kanabis sativa pranë shtëpisë.

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Plant 5”. 

Drupal Ad

 Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Thumanë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy